Irani ka refuzuar një kredi prej 15 miliardë dollarësh nga vendet evropiane për të mbrojtur ekonominë nga sanksionet e rivendosura nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi sot shtypi shtetëror Press TV.

Lajmi erdhi menjëherë pasi një zyrtar i lartë tha që Irani mund të pajtohej për një marrëveshje të ngjashme me fuqitë evropiane.

“Irani ka refuzuar një kredi 15 miliardë dollarë të ofruar nga BE”, raportoi Irani Press TV në anglisht pa dhënë detaje.

Siç dihet, ka një fërkim amerikano-europian në lidhje me Iranin, qyshse Trump vendosi të anullojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re