Ambasadori Luigi Sorca deklaroi se BE do të vijojë të ndihmojë Shqipërinë me mjetet bazike për të luftuar virusin Corona.

Soreca i dorëzoi Ministrisë së Shëndetësisë 20 respiratorë fiksë, ndërsa njoftoi se javën tjetër do të dhurojë dhe 30 respiratorë të tjerë të lëvizshëm për pacientët e prekur me koronavirus.

“Kjo është hera e 5-të që asiston BE për të ndihmuar Shqipërinë në kuadër të pandemisë. E kemi bërë që ditën e parë. Sot, kemi kënaqësinë pasi kemi sjellë 20 respiratorë fiks dhe aksesorët e tyre. Do ndihmojnë terapinë intensive. Kemi sjellë dhe shumë aksesore të tjerë, javës që vjen sjellim 30 respiratorë të tjerë të lëvizshëm. Më lejoni të falenderoj zyrën e INOPS, që në sajë të rrjetit dhe detyrës së saj kanë siguruar këto që janë financuar nga BE me një teknologji tepër të lartë. Më lejoni të falenderoj më së shumti mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës. Faleminderit për punën e palodhur, që u keni qëndruar pacientëve afër.”

Ai u shpreh se strategjia e BE, ka qenë e dyfishtë, të asistojë me materiale mjekësore për t’u ardhur pacientëve me COVID-19, por edhe me materialet mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe Policinë Kufitare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re