Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) njoftoi se 112 qytete, përfshirë Stambollin dhe Izmirin, kanë premtuar të jenë “netutralë me karbon” (carbon neutral) deri në vitin 2030 dhe se për këtë arsye do të marrin mbështetjen e BE-së për të arritur këtë qëllim.

Në një deklaratë me shkrim nga Komisioni i BE-së, njoftohet se edhe 12 qytete të tjera të zgjedhura si shtesë e 100 qyteteve të BE-së, janë zgjedhur për programin në fjalë nga 377 aplikime të kryera.

Në deklaratë është cituar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Ursula von der Leyen, e cila ka thënë:

“Tranzicioni i gjelbër aktualisht po përparon në gjithë Evropën. Por gjithmonë ka nevojë për pionerë që i vendosin vetes objektiva më të larta. Këto qytete na tregojnë rrugën që shkon drejt një të ardhmeje më të shëndetshme. Do t’i mbështesim ata në këtë çështje. Të fillojmë sot punimet”.

Programi do të marrë 360 milionë euro financim gjatë viteve 2022-23 për të nisur rrugët e inovacionit drejt neutralitetit të karbonit deri në vitin 2030. Procesi do të përfshijë edhe qytetarët, institucionet hulumtuese dhe sektorin privat.

Qytetet në nëntor 2021 u ftuan në program dhe në 31 janar 2022 aplikimet përfunduan. Përzgjedhjet u bënë sipas planeve, interesave, balancës gjeografike dhe madhësisë së qyteteve.

Krahas Stambollit dhe Izmirit, në program janë përfshirë edhe kryeqytetet e BE-së si Parisi, Roma, Madridi dhe Amsterdami.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re