Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë hedhur sytë nga Covaxi për të siguruar vaksinën e koronavirusit pasi u lanë jashtë programit të shpërndarjes nga BE-ja. Serbia dhe Kosova renditen në vendet që kanë siguruar më shumë doza nga të gjitha vendet e tjera.

Ndërsa Serbia ka siguruar gjithsej 2 140 000 doza vaksinash, ka një portofol më të gjerë përfshirë atë ruse Sputnik V dhe atë kineze të Sinovac. Në vendin e dytë renditet Kosova që ka siguruar 1 855 000 doza, përfshirë ato që do të vijnë nga Covax dhe Pfizer. Në vendin e tretë renditet Maqedonia e Veriut që ka marrë 800 mijë doza nga Pfizer dhe 800 mijë do ti vijnë nga Covax.

Ndërsa Shqipëria, deri tani ka siguruar 1 500 000 doza vaksinash, prej të cilave 500 mijë nga Pfizer dhe 1 milion nga nisma Covax. Mali i Zi është vendi që ka siguruar më pak vaksina deri tani, vetëm 240 mijë nga nisma Covax. Ndërkaq procesi i vaksinimit ka filluar deri më tani vetëm në Serbi dhe Shqipëri.

Ky bilanc për Ballkanin Perëndimor vjen ndërsa prodhuesi britaniko suedez i vaksinave AstraZeneca kërkoi pranë Agjencisë Europiane të Barnave miratimin e paraprak për përdorim, të vaksinës së prodhuar së bashku me Universitetin e Oksfordit. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e quajti menjëherë aplikimin, një lajm të mirë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re