Skip to content

BE-ja kërkon llogaridhënie për shkeljet sistematike në Mianmar

Bashkimi Evropian paralajmëron se situata në Arakan të Mianmarit vazhdon të mbetet serioze dhe kërkon llogaridhënie për shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut në këtë rajon.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç në konferencën e të hënës për media tha se përfaqësuesit e Komisionit këtë javë do të takohen me përfaqësuesit e Misionit të Pavarur Hetues Ndërkombëtar për Mianmarin, i cili u formua nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Ajo tha se gjatë takimit do të diskutohet në detaje raporti, i cili u përpilua nga Misioni pas një pune 18-muajshe në terren.

“Kurse masat që do të marrë Bashkimi Evropian në lidhje me këtë çështje,- vijoi Kocijançiç,- do të jenë objekt i konsultimeve të mëvonshme mes anëtarëve”.

Situata në Arakan vazhdon të mbetet e rëndë dhe se përgjegjësit për shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut duhet të ndiqen penalisht.

Misioni i Pavarur Hetues i OKB-së për Mianmarin ka publikuar një raport, në të cilin kërkohet gjykimi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GjNP) i drejtuesve të lartë të ushtrisë së Mianmarit, në mesin e të cilëve bën pjesë edhe shefi i shtabit të përgjithshëm Min Aung Hlaing, për gjenocid ndaj myslimanëve Rohingianë.trt