Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Bjellorusisë, Vladimir Makei dhe i kërkoi atij vendosjen e sigurisë në kufirin Bjellorusi-Poloni.

Në një deklaratë nga media sociale, Borrell informoi se me Makei me të cilin ka biseduar në telefon edhe dy ditë më parë, ka diskutuar sërish në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së lidhur me Bjellorusinë.

“I bëra thirrje Bjellorusisë që të kalojë në veprim menjëherë për të vendosur sigurinë në zonën kufitare me BE-në dhe të trajtojnë situatën humanitare lidhur me personat që kanë mbetur të bllokuar në zonën kufitare”, deklaroi Borrell.

Grumbullimi personave që kërkojnë të kalojnë nga Bjellorusia në Poloni dhe në vendet tjera të BE-së ka shkaktuar rritjen e tensioneve mes BE-së dhe Bjellorusisë. Forcat polake të sigurisë ndërhynë ndaj grupeve që ndodhen përreth pikës kufitare Bruzgi-Kuznitsa dhe të cilët tentuan të kalojnë në territorin e Polonisë.

BE-ja akuzon se personat në kufirin Bjellorusi-Poloni që kërkojnë të migrojnë në Evropë po përdoren nga Bjellorusia si mjet politik. Për këtë arsye BE-ja vendosi të zbatojë për herë të pestë sanksione ndaj Bjellorusisë.

Po ashtu kuadri i regjimit të sanksioneve do të zgjerohet nga Këshilli i BE-së, përfshirë edhe masa kufizuese për individët dhe organizatat që do të ndihmojnë personat që vijnë në kufi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re