Bashkimi Evropian do të “nxjerë mësime” nga ndërprerja “e paprecedentë” e energjisë elektrike të hënën në Gadishullin Iberik, tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian.

“Në bashkëpunim të ngushtë” me operatorët e rrjetit elektrik, Brukseli do të “shqyrtojë me kujdes shkaqet, nivelin e përgatitjes dhe mësimet që mund të nxirren nga një incident i tillë”, tha zëdhënësja e Komisionit, Paula Pinho.

Mosfunksionimi duhet të klasifikohet si një incident “i madh” i nivelit të tretë, niveli më i lartë i klasifikimit evropian në terren, sipas një burimi nga Komisioni.

Grupi i punës i ekspertëve do të ketë gjashtë muaj kohë për të kryer një hetim dhe për të përgatitur raportet mbi incidentin.

Komisioni nuk donte të hynte në shkaqet e incidentit.

Një sistem më i mirë brenda BE-së

Megjithatë, ajo bëri thirrje për forcimin e lidhjeve të energjisë elektrike midis Spanjës, Portugalisë dhe pjesës tjetër të kontinentit evropian.

“Një sistem më i lidhur brenda Bashkimit Evropian është më i mirë për të gjithë”, kryesisht “për sigurinë e furnizimit”, theksoi Komisioni.

Spanja, Portugalia dhe pjesë të Francës mbetën pa energji elektrike të hënën.

Autoritetet po hetojnë shkakun e incidentit dhe ekspertët aktualisht nuk besojnë se ishte një sulm kibernetik.

Operatori spanjoll i rrjetit elektrik REE njoftoi të hënën se në rrjet kishte ndodhur një lëkundje e fortë, duke shkaktuar shkëputjen e sistemit spanjoll nga rrjeti evropian. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko