Krerët e 27 vendeve anëtare të BE-së pranuan ditën e premte që të kalohet në fazën e dytë të negociatave për Brexit-in me Britaninë e Madhe duke i hapur kështu rrugën bisedimeve mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes dy palëve.
“Krerët e BE-së janë dakord që të kalohet në fazën e dytë të bisedimeve për Brexit-in. Përgëzime për Theresa May”, shkruan në “Twitter” presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Ata miratuan gjithashtu progresin e mjaftueshëm të realizuar mbi dosjet e lidhura ngushtë me ndarjen, siç janë çështja e qytetarëve pas ndarjes, e ardhmja e kufirit mes Irlandës dhe provincës së Irlandës së Veriut, si dhe fatura financiare e Brexit-it.
Një përgjegjës evropian shpjegoi se pas këtij miratimi një projekt direktivash për negociatat do të propozohet nga Komisioni Evropian më 20 dhjetor, për të filluar më pas në janar fazën e re të bisedimeve. /atsh/.


