Drafti i deklaratës përfundimatre të “mini samitit” që do të zhvillojë presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean Claude Juncker mbi çështjen e azilkërkuesve, tregon shqetësimin e Bashkimit Evropian për rrjedhën e refugjatëve.

Me draft deklaratën përfundimtare të takimit që do të mbahet të dielën në Bruksel me liderët e 10 vendeve anëtare të BE-së, synohet zgjerimi i masave që do të merren në çështjen e pengimit të “migrimit ilegal në Evropë” dhe kufizimin e lëvizshmërisë së refugjatëve brenda Unionit.

Në takimin ku pritet të marrin pjesë liderë nga Gjermania, Franca, Italia, Greqia, Spanja, Malta, Bullgaria, Belgjika dhe Holanda, nuk parashikohet pjesëmarrja e liderëve të Polonisë, Hungarisë dhe Çekisë, vende që kritikojnë politikat e BE-së për refugjatët.

Paralajmërimet për “koordinim”

Liderët në “mini-samit” do të paralajmërojnë vendet anëtare që të mos marrin masa “të njëanshme dhe të pakoordinuara me BE-në” për çështjen e migracionit.

Në takim gjtihashtu për të ulur migrimin ilegal do të diskutohet edhe çështja për formimin e një force policore kufitare të përbërë nga 10 mijë pjesëtarë deri në vitin 2020.

Do të diskutohet për rritjen e shpenzimeve që do të bëhen me qëllim për t’i bërë më të sigurtë kufijtë e jashtëm të BE-së si dhe hapat për bashkëpunim më efektiv “në zvogëlimin e numrit të refugjatëve të ardhur në BE” nga vendet si Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku, Nigeria dhe Tunizia.

Kontrolle të rrepta në stacionet e autobusëve dhe trenave

Në takimin që do të zhvillohet të dielën liderët pritet të marrin vendim për aktivitete më të gjera për “mbrojtjen dhe pranimin e kapaciteteve të refugjatëve jashtë BE-së”.

Në draftin e raportit përfundimtar është përfshirë rritja e kontrolleve në stacionet e autobusëve dhe të trenave si dhe aeroporteve me qëllim që të luftohet me lëvizjen e azilkërkuesve të pranuar nga vendet anëtare të BE-së në një vend të dytë të Unionit.

Sipas draft deklaratës, një takim tjetër do të mbahet në vjeshtë 2018, që do të jetë vazhdim i samitit. Austria, e cila do të marrë presidencën e radhës së BE-së, njoftoi se më 20 shtator do të mbajë një samit mbi “çështjen e refugjatëve” që mbulon të gjitha vendet e Unionit., shkruan aa. E njëjta çështje do të trajtohet në terma të gjera në Samitin e Liderëve të BE-së që do të mbahet më 28-29 qershor. Në samit thuhet se liderët e BE-së do të mbështesin ndërtimin e kampeve për refugjatët jashtë territorit të Unionit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re