Komuniteti mysliman në Bashkimin Evropian është pjesë përbërëse e shoqërisë sonë, tha Marion Lalisse, koordinatore për luftën kundër retorikës dhe diskriminimit anti-mysliman.

Koordinatorja e Bashkimit Evropian për luftimin e retorikës dhe diskriminimit anti-mysliman, Marion Lalisse, deklaroi se Bashkimi ka plane konkrete për të luftuar fenomenin e retorikës anti-myslimane.

“Komuniteti Mysliman i BE-së është një pjesë integrale e shoqërisë sonë,” tha ajo në konferencën për shtyp.

Në fillim të shkurtit, Lalisse u emërua si koordinatore e BE-së për luftën kundër retorikës dhe diskriminimit anti-mysliman, raporton Anadolia.

Duke u shprehur se komuniteti mysliman në Evropë është pakica fetare më e madhe e larmishme dhe se në anëtarët e Unionit ka myslimanë me numër, përqindje dhe origjinë të ndryshme, ajo tha se gjëja kryesore është se komuniteti mysliman është pjesë përbërëse e shoqërisë së BE-së.

Djegia e Kur’anit në Suedi

Ajo komentoi edhe incidentet e djegies së një kopje të Kur’anit në Suedi.

“Së pari, ne do të përfshijmë politika për të luftuar retorikën anti-myslimane në sektorë të ndryshëm: arsim, siguri, emigracion dhe shumë fusha të tjera të punësimit. Do të vazhdojmë dialogun me institucione të ndryshme, shoqërinë civile, aktorë, qytetarë dhe organizata ndërkombëtare. Ne do të aktivizojmë politika të bazuara në prova dhe do të ndërgjegjësojmë qytetarët dhe institucionet kundër fenomenit të retorikës anti-myslimane”, tha Lalisse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re