Skip to content

BE-ja shqyrton opsionet për sanksione të reja ndaj Rusisë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se në tavolinë është mundësia e sanksioneve të reja kundër Rusisë.

Ka filluar një takim i ministrave të Jashtëm të BE-së, përpara të cilit Borrell iu përgjigj pyetjeve të mediave.

I pyetur nëse po shqyrton opsionet për një embargo ndaj naftës ruse, Borrell tha se sanksionet janë gjithmonë në tryezë dhe se ministrat do të diskutonin hapat e rinj.

Ai theksoi se gjatë vizitës së tij në Ukrainë, ka vërejtur se forcat ruse janë drejtuar drejt Donbasit.

Ministrat e Jashtëm të BE-së në takimin në Luksemburg do të diskutojnë përfundimet e Samitit të Liderëve më 24 dhe 25 mars.

Gjithashtu është planifikuar të diskutohet për ngjarjet në Mali, Libi dhe Jemen, ndërsa në takim do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Norvegjisë dhe Islandës, Anniken Huitfeldt dhe Thordis Kolbrun Reykfjord Gylfadottir.
Burimi: AA