Moscovici do të prezantojë përparimet e punimeve të ekzekutivit evropian mbi këtë listë, prej një vit e gjysmë, gjatë një mbledhje të ministrave të Financave të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Ideja për të krijuar një listë të përbashkët për të gjithë BE-në të parajsave fiskale ka filluar në prill 2016, gjatë skandalit të “Panama Papers”, ku Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ) kishte denoncuar një sistem evazioni fiskal të shkallës së gjerë në të gjithë botën.
Zbulimet e fundit të bëra që prej të dielës nga ICIJ-ja, në qarqet planetare të optimizimit fiskal, që këtë herë quhet “Paradise Papers”, kanë nxitur sërish BE-në të veprojë. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re