Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit të vizitave në rajon është takuar me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, tha se Bashkimi Europian duhet të japë mbështetje dhe për vendet të cilat nuk janë anëtare në BE.

Capture

Rama tha se vendet e rajonit meritojnë të mbështeten nga BE dhe mos të shihen vetëm si shtete të cilat duhet të plotësojnë detyrat, ku citoi “Eksperiencat që kemi kaluar, e ndalojmë që të sillemi sikur s’ka ndodhur gjë, kur në kohë Covidi, BE na la si peshku pa ujë, në periudhën e parë dhe të gjithë ne u detyruam të kërkojmë vaksina në vendet e treta”.

“Është një kohë kur është bërë e qartë për të gjithë ne, kemi dakortësi të plotë që buron nga realiteti i punës tonë për Ballkanin perëndimor se hendeku midis vendeve anëtarë të BE dhe vendeve tona për mbështetjen financiare është i pa krahasueshëm me nevojën tonë, dhe domosdoshmërinë që Europa të jetë më kompakte. Që kur nisëm negociatat me BE bashkëpunuam me njëri-tjetrin si vende, në mënyrë të posaçme me Maqedoninë e Veriut. Eksperiencat që kemi kaluar, e ndalojmë që të sillemi sikur s’ka ndodhur gjë, kur në kohë kovidi, BE na la si peshku pa ujë, në periudhën e parë dhe të gjithë ne u detyruam të kërkojmë vaksina në vendet e treta.

Por dhe periudhën kur ne gjetëm mbështetje nga BE, kjo nuk është sfida e vetme, kërkohet qëndrim politik i përbashkët, ajo që fqinjët tanë në BE marrin është e pakrahasueshme. Shqipëria me Maqedoninë e Veriut kanë një bilanc kuptimplotë, ky është një vlerë që ne e mishërojmë në këtë komunitet të përbashkët. E mira është se komisioni po punon në këtë drejtim, dhe së shpejti do kemi një tjetër takim informal në Tiranë ku do të jenë prezentë dhe miq nga BE për të diskutuar një plan konkret, na duhet një mbështetje, e meritojmë si vende mes Evropës, mos të shihemi si vende që duhet të bëjmë vetëm detyra por dhe ata që kontribuojmë. BE ka nevojë për ne aq sa ne kemi nevojë për të!”, tha Rama.

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re