Skip to content

BE: Kanal komunikimi i veçantë me Kinën për të siguruar rrjedhën e qetë të metaleve të rralla

china eu

Brukseli dhe Pekini kanë rënë dakord t’u japin përparësi aplikimeve nga kompanitë evropiane

Bashkimi Evropian ka krijuar një kanal të posaçëm me Kinën për të siguruar rrjedhën e qetë të metaleve të rralla.

Komisioneri i Tregtisë Maroš Šefković njoftoi krijimin e kanalit nga Kuvajti, ku ai ndodhet, dhe deklaroi se e ka diskutuar çështjen disa herë me Ministrin Kinez të Tregtisë Wang Wendao, duke theksuar se menaxhimi i dobët i procedurave të eksportit mund të ketë “efekte shumë negative në prodhimin në BE”.

Më parë këtë vit, Kina vendosi kontrolle të eksportit të metaleve të rralla, një veprim që ngriti shqetësime në Evropë pasi mund të ndikonte në prodhimin e automjeteve elektrike, turbinave me erë dhe teknologjive të tjera me magnet të përhershëm. Një sërë marrëveshjesh me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara më pas lehtësuan krizën e furnizimit, ndërsa Uashingtoni dhe Brukseli nxituan të gjenin alternativa për të zëvendësuar metalet e rralla kineze.

Prioritizimi i aplikimeve nga kompanitë evropiane

Bruksel dhe Pekin kanë rënë dakord të prioritizojnë aplikimet nga kompanitë evropiane, dhe përmes kanalit të ri, zyrtarët nga të dyja palët po punojnë së bashku për të përshpejtuar shqyrtimin dhe lëshimin e licencave të eksportit të metaleve të rralla.

Sipas Šefković, kompanitë evropiane kanë paraqitur afërsisht 2,000 aplikime tek autoritetet kineze që kur kontrollet hynë në fuqi, dhe rreth gjysma janë miratuar tashmë. BE vazhdon të ushtrojë presion mbi Pekinin për të përshpejtuar procedurat për ato që mbeten, ndërkohë që punon edhe për të siguruar burime të reja, duke përfshirë prodhimin e metaleve të rralla dhe magneteve në Estoni.

Të martën, Komisioni tha se BE dhe Kina po diskutonin lëshimin e licencave për të lehtësuar eksportet e metaleve të rralla, të ngjashme me ato që Shtetet e Bashkuara pretendojnë se i kanë marrë tashmë nga Pekini.

Përshtati në Shqip S