Skip to content

BE: Kosova dhe Serbia, të lirë për një marrëveshje mes tyre

Komisioni Evropian konsideron se Serbisë dhe Kosovës duhet t’u jepet hapësirë ​​për një marrëveshje që të çojë normalizim të plotë të marrëdhënieve, tha zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç.

Sipas saj, Bashkimi Evropian, si një ndërmjetës, nuk mund të komentojë mbi elementët e mundshëm të marrëveshjes, nënkuptuar këtu ndryshimin e kufijve.

Ajo konfirmoi se puna intensive me të dyja palët për çështjen e marrëveshjes po vazhdon.

“Duhet t’y jepet hapësirë ​​për të rënë dakord mbi përmbajtjen e marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Ne vazhdojmë të punojmë intensivisht me të dy palët për çështjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që do të mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar dhe që do të zbatohet plotësisht të dyja palët”, ka thënë Koçijançiç në konferencë për gazetarët.