Skip to content

BE, kritika disa vendeve të Unionit: kujdes në dhënin e shtetësive, mos e marrin kriminelët

Komisioneri Evropian për Drejtësi, Vera Jourova, kritikoi disa shtete anëtare të BE-së për shkak të praktikës së dhënies të të quajturave “Pasaportava të arta” për njerëzit e pasur nga vendet jashtë Bashkimit. Ajo u kërkoi atyre që të bëjnë më shumë për të siguruar që të tilla të shtetësisë nuk marrin kriminelët.

Vendimet për dhënien e shtetësive janë çështje e brendshme e këtyre vendeve, por Brukseli konsideron se shtetësia duhet të jepet vetëm në rastet kur ekziston një lidhje e drejtë e atyre që e marrin me vendin që e lëshon.

Malta dhe Qipro janë midis vendeve të kritikuara, raporton AP.

Dhënia e shtetësisë mund të jetë një “rrezik serioz sigurie”, sepse jep të drejta të tilla si liria e lëvizjes në BE, tha Jouroëva për median gjermane.

Disa vende, sipas saj, duhet të bëjë më shumë që kjo shtetësi të mos u jepet kriminelëve që duan të rrezikojnë sigurinë evropiane, ose të merren me pastrimin e parave.