Udhëheqësit e BE-së  deklaruan se lëvizjet e përsëritura të njëanshme të Turqisë në Mesdheun Lindor ishin “për keqardhje” dhe i bënë thirrje Ankarasë “të tërheqë këto veprime dhe të punojë për të ulur tensionet”.

Megjithë ndërhyrjet e kryeministrave të Greqisë dhe Qipros, të cilët informuan udhëheqësit e BE rreth lëvizjeve të reja të njëanshme të Turqisë në Mesdheun Lindor, Këshilli i Evropës nuk përdori një “fjalor më të mprehtë” ndaj Turqisë në përfundimet e tij.

“Në dhjetor, ne do t’i kthehemi kësaj çështjeje dhe do të vlerësojmë përsëri situatën në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet me Turqinë,” tha Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel.

Krerët e BE nga një takim në Bruksel dy javë më parë paralajmëruan Ankaranë se do të përdorte “të gjitha opsionet në dispozicion” nëse Turqia vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat sovrane të vendeve anëtare.

Anija kërkimore turke “Oruc Reis” ka arritur një vendndodhje në Mesdheun lindor, ku do të kërkojë burime hidrokarbure, tha të mërkurën ministri turk i Energjisë Fatih Donmez.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re