Bashkimi Evropian ka rënë dakord me Pfizer / BioNTech për të shpërndarë 300 milion doza shtesë të vaksinës së tyre kundër COVID-19, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Unioni siguroi 300 milion doza të vaksinës së Pfizer në nëntor të vitit të kaluar dhe njoftoi një marrëveshje paraprake për 300 milion doza të tjera më 8 janar, e cila parashikon mundësinë e diskutimit të kushteve të kontratës së re, raporton Reuters.

“Komisioni Evropian miratoi një marrëveshje të re sot,” tha një zëdhënës i KE.

Një zyrtar i përfshirë në bisedime me Pfizer tha se, sipas marrëveshjes së re, vendet e BE kanë porositur tashmë 200 milion doza, të cilat do të dorëzohen këtë vit, ndërsa bisedimet mbi afatet për 100 milion dozat e tjera janë ende në vazhdim.

“Bisedimet me EC-Oms janë duke u zhvilluar,” i tha një zëdhënës i Pfizer për Reuters, ndërsa një zëdhënës i BioNTech nuk pranoi të komentonte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re