Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje sot për një vendim unanim nga 27 vendet anëtare të BE-së për të rënë dakord për një plan të përbashkët për të siguruar financim të qëndrueshëm për Ukrainën në vitet e ardhshme.

“Unë mendoj se tani është koha për të marrë një vendim”, u tha Scholz gazetarëve pas mbërritjes së tij për një samit urgjent të BE-së në Bruksel.

“Do të punoj shumë për të arritur një marrëveshje të të 27-ve”, theksoi ai.

Nga ana e tij, kryeministri polak Donald Tusk tha sot se nuk ka “plan B” për ndihmën e BE-së për Ukrainën dhe se kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili po e bllokon atë, duhet të vendosë nëse Hungaria është pjesë e komunitetit.

Kryeministri holandez Mark Rutte tha gjithashtu sot, përpara samitit, se Bashkimi Evropian mund të gjejë një mënyrë për të miratuar ndihmën financiare për Ukrainën nëse Hungaria është gjithashtu e gatshme të bëjë kompromis.

I pyetur se çfarë do të ishte e nevojshme për të bindur Orbanin të heqë dorë nga kundërshtimi i tij, Rutte tha se është e pamundur për të tani të merret me çdo dëshirë të liderit hungarez.

“27 liderët e BE-së duhet të bien dakord të gjithë për një zgjidhje sepse çdo zgjidhje tjetër është shumë e vështirë“, tha kryeministri holandez.

“E vetmja gjë që mund të bëhet është që 27 vendet të bien dakord për këtë”, sipas Rutte. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re