Pas SHBA-së, edhe Bashkimi Europian i ka dërguar një mesazh të fortë politikës shqiptare. Delegacioni i BE-së në Tiranë u kërkon drejtuesve të partive që të kenë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet.

Qytetarët shqiptare, vijon më tej delegacioni i BE-së, presin një fushatë cilësore që ofron një debat të informuar dhe propozime politikash, larg sulmeve provokuese.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve, ne vlerësojmë punën e kryer për të përmirësuar integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit, marrëveshja e qershorit dhe reforma zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSCE/ODIHR kanë qenë piketa të rëndësishme. BE-ja i ka mbështetur fuqimisht këto arritje.

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet. Qytetarët shqiptarë meritojnë ligjvënës të cilët plotësojnë standarde të larta integriteti dhe të cilët do ta çojnë Shqipërinë më pranë BE-së

Qytetarët shqiptarë gjithashtu presin një fushatë cilësore që ofron një debat të informuar dhe propozime politikash, dhe larg sulmeve provokuese” shkruan delegacioni i BE-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re