Miliona euro do te investohen ne sektorin e turizmit. Kjo fale nje programi te perbashket mes qeverise shqipatre, Bankes Europiane per zhvillim dhe Bashkimit Europian. Ministri i Turzmit dhe Mjedisit Blendi Klosi theksoi se fondet  se pari do te shkojne per permirësimin  e infrastruktures rruge ne zonat turistike.

 

BLENDI KLOSI

MINISTER I TURIZMIT DHE MJEDISIT

ne do të kemi shumë mundësi që ti investojmë në dy aspekte. E para shumë e rëndëishme, infrastruktura. Jam këtu për të vazhduar të bëjë avokatin e hotelierëve të zonës së Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, pra Durrës-Kavajë për rrugën dytësore dhe për përfundimin e gjithë rrugëve të brendshme të këtij destinacioni. Eshtë një premtim i marrë nga qeveria shqiptare nga të gjitha nivelet e kësaj qeverie. Do të doja shumë të isha pjesë e këtij progami, që të kishim mundësi që sezonin e ardhshëm ta gjej rrugën dytësore të këtij destinacioni dhe të gjithë unazën të përfunduar.

 

Objektivi kryesor sipas Klosit mbetet rritja e cilesise se sherbimeve.

 

BLENDI KLOSI

MINISTER I TURIZMIT DHE MJEDISIT

Pra duam shumë që atë punë të madhe që kanë bërë hotelierët shqiptarë për ta krijuar këtë destinacion në Durrës destiancion në Vlorë, destinacionin në Sarandë, destinacionin në Lezhë, Shkodër, destianacionin në Shqipëri ne ta mbështesim me fonde për të pasur mundësinë që të rrisim nivelin e shërbimeve dhe nivelin e e ofertës. Pra e pranojmë që të gjithë së bashku që turizmi është një ekonomi, është një industri, por që ka nevojë për mbështetje financiare për të prodhuar më shumë para, për të realizuar misionin e tyre, për të krijuar më shumë vende pune, për të prodhuar më shumë para, për të prodhuar më shumë mirëqënie në këtë destiancion që është unik.

 

Programi parashikon investim  ne qyetin e  Beratit, Korces, Fierit  dhe shkoderes qe kane potenciale te medha per turizmin natyror dhe kulturor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re