Bashkimi Evropian (BE) në kuadër të instrumentit financiar “Fondi Evropian i Paqes” ka miratuar masën e ndihmës në vlerë prej 70 milionë eurosh për të mbështetur sektorin e mbrojtjes së Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Këshilli Evropian njoftoi se të dy vendet do të financohen për herë të tretë për të mbështetur modernizimin e kapaciteteve të ushtrisë së tyre, si dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre që të marrin pjesë në misionet dhe operacionet ushtarake të BE-së.

Në kuadër të ndihmës, 30 milionë euro do t‘i jepen Gjeorgjisë, ndërsa 40 milionë euro do t’i jepen Moldavisë, të cilës vitin e kaluar së bashku me Ukrainën iu dha statusi kandidat për anëtarësim në BE.

Në muajin mars, BE-ja vendosi të rrisë në rreth 8 miliardë euro “Fondin Evropian të Paqes”, i cili përdoret për ndihmë ushtarake ndaj vendeve nën kërcënimin e Rusisë, të tilla si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re