Bashkimi Evropian miratoi këtë të mërkurë paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë.

Paketa e re do të shtojë rreth 200 subjekte  dhe individë në listë, megjithatë, nuk parashikohen sanksione në të gjithë bordin.

“Ambasadorët e BE-së sapo kanë rënë dakord në parim për një paketë të 13-të të sanksioneve kundër agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, njoftoi presidenca belge, duke e quajtur atë një nga më të mirat e miratuara nga BE.

Paketa do të marrë miratimin zyrtar në përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

BE ka dëbuar tashmë 300 diplomatë rusë me akuza për spiunazh në vitin 2022. Sanksionet janë vendosur gjithashtu edhe ndaj rreth 2 mijë shtetasve dhe subjekteve ruse .

Po ashtu, BE ka “ngrirë” asetet ruse që kapin vlerën e 320 miliardë eurove, ndërsa ka vendosur ndalime për artikujt tregtarë, që llogariten në 135 miliardë euro.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re