Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell ndodhet gjatë një vizite zyrtare në Tiranë ku ka zhvilluar një takim të me kryeministrin Edi Rama ku u diskutua kriza ekonomike dhe sanksionet kundër Rusisë.

Gjatë fjalës së tij, Borrell konfirmoi se Bashkimi Europian do të miratojë paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë të cilat sipas tij do të godasin edhe më fort ekonominë dhe tregtinë e mallrave ruse. Gjithashtu Borrell nënvizoi se rritja e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore është globale.

“Unë jam vërtet shumë i kënaqur që jam në Tiranë me qeverinë tuaj dhe me ju, Shqipëria është ndalesa ime e dytë në këtë udhëtim në Ballkanin Perëndimor. Me Ramën kam bërë diskutime interesante për aktualitetin. Po ashtu do të takohem me shoqërinë civile me përfaqësues të shqiptarëve të cilët luajnë rol të rëndësishëm për demokracinë e vendit dhe për një shoqëri kaq të gjallë të shoqërisë. Ky është një moment kritik për BE dhe për europianët duke përfshirë edhe Ballkanin perëndimor, moment kritik dhe ne duhet të diskutojmë me aleatët dhe partnerët më të ngushtë. Është e tmerrshme sesi udhëheqja ruse sulmon Ukrainën pa dallim dhe qytetarët, nuk është një luftë por është një sulm ushtarak ndaj civilëve në Ukrainë përfshirë civilëve. Forcat ruse po shkaktojnë shumë dëme të mëdha në shoqërinë civile, populli ukrainas vazhdon të mbështesë forcat e armatosura.

Edhe BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, ka qenë agresion brutal të Rusisë dhe në përgjigje të kësaj ne kemi miratuar sot zoti kryeministër për një paketë të katër të fortë masash kufizuese që të konfirmojmë më tej për të rritur presionin ekonomik ndaj Kremlinit. Masat që po ndërmarrin do të prekë tregtinë ruse, qasjen në tregje, eksportin e mallrave dhe po ashtu në shënjestër ka sektorë kritikë të çeliku të energjisë. Kemi 800 kompani që luajnë një rol aktiv në mbështetjen që u japin klikës së Putinit që minuan sovranitetin e Ukrainës. Ky agresion është një shkelje e qartë dhe kërcënim i sigurisë dhe stabilitetit në Europë. Sot Shqipëria e ka treguar qartë që është një ndër partnerët më të besueshëm të BE. Politika e Shqipërisë janë 100% në përputhje me angazhimin e BE. Falenderoj Shqipërinë për punën e saj në arenën ndërkombëtare në Këshillin e Sigurisë. Shqipëria është aleate e NATO-s por përtej kësaj Shqipëria është afruese e sigurisë dhe u jam mirënjohës për operacione të ndryshme nëpër botë. Ne do të bashkëpunojmë për sigurinë kibernetike në rajon. Stabiliteti dhe të qenit të bashkuar është më e rëndësishme se kurrë më parë. Ju Rama keni thënë që na duhet vepra dhe kjo është shumë e vërtetë, të integrohet Ballkani Perëndimor në mënyrë të pakthyeshme në BE. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatat me BE. Duhet të mbështes çeljen e negociatave gjatë presidencës franceze. Unë  dhe kolegët e mi jemi të gjithë të angazhuar që ka të bëjë me stabilitetin rajonal dhe ne duhet të përfaqësojmë akoma më shumë integrimin e Bashkimit Europian. Ju përgëzoj për shpejtësinë e reformave të qeverisë sidomos për reformën në Drejtësi e cila është shumë e rëndësishme dhe do të avancojmë më shpejt drejt BE.

Rritja e çmimeve është jo vetëm në Shqipëri dhe ka formuar një problem në ekonominë botërore. Është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve të energjisë të naftës të karburanteve. Jemi të varur nga kjo rritje e çmimeve sepse Rusia po e përdor si armë. Rritja e çmimeve është si pasojë e eksporteve. Unë kur pagova faturën e energjisë në Spanjë ishte 50 euro kurse tani paguaj 500 euro. Nafta ka shkuar në Buksel më shumë se 2 euro litri. Kjo do të ndikojë në vendet e varfra. Ndalimi i eksportit të grurit nga Rusia do të krijojë problem të madh por vendet e BE duhet të bashkëpunojnë për ta përballuar këtë krizë. Gjithashtu kjo do të jetë kriza më e madhe humanitare për BE. Duhet tio vendosim kosto të madhe Rusisë duke mbështetur Ukrainën. Populli shqiptar është i vendosur për të qëndruar plotësisht në anën e të drejtës ndërkombëtare”, përfundoi Borrell.

Vizita e Josep Borrell është në kuadër të një turi ballkanik që përfshin po ashtu edhe Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën, dhe që përkon me një moment delikat, siç është konflikti në Ukrainë.

 

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re