Kandidatja e PS-së në listën e mbyllur për qarkun Durrës, Milva Ekonomi deklaroi sot Bashkimi Europian ka ndryshuar ndjeshëm qasjen ndaj Shqipërisë, duke e afruar më shumë Shqipërinë drejt anëtarësimit.

Sipas saj, hapja e kapitujve të negociatave është një dëshmi se qëndrimi ndaj Shqipërisë ka ndryshuar në mënyrë pozitive.

“Politika jonë e jashtme e ndryshoi qasjen e Shqipërisë, fakti që u hapën këto kapituj, do të thotë që ka ndryshuar qëndrimi për ne”, tha ajo në Log., në News 24.

Ekonomi ndër të tjera tha se për Shqipërinë sfiduese është zotësia për të thithur investime që të kryej reformet sipas standardeve,

“Situata që është sfiduese është sa të zotë do të jemi t’i thithim ato para që t’i bëjë gjerat sipas standardeve, që janë të vështira për t’u bërë. Duhen politika që i mbështet,” deklaroi Ekonomi.

Milva Ekonomi: Politika jonë e jashtme e ndryshoi qasjen e Shqipërisë, fakti që u hapën këto kapituj, do të thotë që ka ndryshuar qëndrimi për ne. Në po ndërtojmë mandatin tonë të katërt. Ne do hyjmë në BE të gjithë kemi bërë analiza, dhe me këtë GDP që ne arrijmë, nuk e kapim nivelin e jetesës së BE. Duhet të na investojnë para në ekonomi, duhet një plan rritje.

Në planin e rritjes kush ishte ai që ngulmoj fortë, ishte Shqipëria. Ka të bëjë me fusha të rëndësishme, infrastrukturë, dizhitalizim, mjedis, administratë e të tjera. Situata që është sfiduese është sa të zotë do të jemi t’i thithim ato para që t’i bëjë gjerat sipas standardeve, që janë të vështira për t’u bërë. Duhen politika që i mbështet.

Ne kemi marr projekte. Po ta shohësh paktën, ajo e ndihmës së BE, pjesa më e madhe është kredi, pjesa tjetër është grant, që jepet për projekte. Kjo është beteja që ka Shqipëria, të shkoj shpejt në BE. Ne kemi administrate të gatshëm për këtë gjë, besoj fort se kemi dhe biznese që janë të zonja për t’i bërë këto gjëra.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko