Pak pas Gramoz Ruçit, i cili kërkoi që KLP të nxitonte me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, të njëjtën thirrje ka bërë dhe ministrja e shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali. Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh se Integrimi Europian është një arritje, e cila iu është borxh brezave të rinj, dhe duhet përmbyllur sa më parë.

“Kur bëhet fjalë për Reformën në Drejtësi ne nuk bëjmë asnjë farë kompromisi. E kemi çuar përpara dhe po e realizojmë edhe kur hidhni bojë e miell këtu në Kuvend, apo kur godisni institucionet me molotov. Ne kemi bërë shumë rrugë drejtë realizimit dhe implementimit të Reformës në Drejtësi dhe në raportin e progresit të BE, evidentohen tre çështje që mund të konsiderohen sukses i Shqipërisë: E pakundërshtueshme Reforma në Drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe kr.imit të organizuar.

83 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar nga detyruam që para nisjeje së kësaj reforme ishte e pa bëshme. Gjykatat e tjera përmes këtij filtri kaq të fortë po kthehen në binarë. Sa i përket SPAK, u betuan 8 anëtarë të SPAK në dhjetor, u emërua kreu i SPAK, u zgjodh Prokurori i ri i Përgjithshëm i Republikës dhe ne presim me ngul, që KLGJ të veprojë më shpejt sa i përket ngritje së Gjykatës së Lartë dhe asaj kushtetuese që janë kërkesa shtyllë të domosdoshme për rrugën drejtë BE.

Integrimin Europian e shohim si diçka që ja kemi borxh fëmijëve tanë dhe të ardhmes së Shqipërisë. Falë punës kundër luftës kundër kr.imit të organizuar, vetëm gjatë janar-dhjetor 2019 janë sekuestruar 91.4 mln euro pasuri kr.iminale.

Qeveria shqiptare synon që të krijojë një klimë të përshtatshme politike për të mundësuar reformat tona. Ngërçe ne kemi pasur vetëm nga lufta politike pa asnjë fre, vetëm për pushtet, këtu dhe jashtë dhe i gjithë përqendrimi ka qenë për të frenuar këtë.

Reforma Zgjedhore vizioni ynë ishte për një depolitizim e reformim absolut, por të detyruar nga frika e PD e partive të tjera ne u ulëm në atë tryezë, për të bërë të mundur që të kemi një proces zgjedhor normal, që nuk bojkotohet nga opozita. Reforma në drejtësi duhet të çohet para dhe askush ne nuk na bën dot asnjë lloj shantazhi apo të na vërë kushte për reforma që ne i shohim si të qenësishme për venin dhe jo pazare në kurriz të qytetarëve”, u shpreh Spiropali në fjalën e saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re