Veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut mund të shtrëngojë BE-në të mbajë Konferencës së parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë. Deri më tani dy vendet janë trajtuar gjithmonë bashkë, por Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në një intervistë për Euronews  e ka lënë të hapur këtë mundësi.

Për Varhelyin, “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të organizuar Konferencën e parë ndërqeveritare.

Kam shpresë se do të mund ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare në qershor. Nëse përballemi sërish me vështirësi me Maqedoninë e Veriut, atëherë pyetja që ngrihet është, nëse mund të vazhdojmë para vetëm me Shqipërinë. Ky mund të jetë një opsion”.

Sipas burimeve, Komisioni Evropian pritet të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare gjatë samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, në muajin e qershorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re