Skip to content

BE: Norma e vizave të dhëna për qytetarët turq po rritet në mënyrë të rregullt

Bashkimi Evropian (BE) ka bërë të ditur se norma e refuzimit të aplikimeve për viza Schengen është vërejtur në të gjithë botën dhe ka theksuar se “Kjo nuk është një situatë specifike për Turqinë Rritja e normave të refuzimit të vizave është një tendencë e përgjithshme e vërejtur në të gjithë botën”.

Zyrtarët e BE-së, pas një pyetjeje nga (AA) kanë ndarë informacionin rreth normave të refuzimit të vizave dhe për vizat Schengen të dhëna nga vendet e BE-së.

Anitta Hipper, një nga zëdhënëset e Komisionit Evropian tha se konsullatat e vendeve të BE-së në Turqi renditen të 3-tat në mesin e konsullatave që kanë marrë aplikimet më të shumta në botë për vizat.

Konsullatat e BE-së në vitin 2019 kanë marrë 900 mijë aplikime në Turqi 229 mijë në vitin 2020 më shumë se Kina dhe në vitin 2021 kanë marrë 272 mijë aplikime. Ndërsa këtë vit pritet që të arrihen shifra shumë më të larta.

Hipper rikujtoi se COVID-19 shkaktoi rënie të mëdha në kërkesat për vizat Schengen në të gjithë botën.

Sipas kësaj, numri i aplikimeve i cili në vitin 2019 ishte 17 milionë, ka rënë në 3 milionë në vitin 2021. Gjithashtu, pothuajse të gjitha konsullatat kanë pasur probleme personeli dhe janë përballur me ndërprerje operacionale.

Pas lehtësimeve në pandemi, aktualisht po rriten sërish kërkesat për vizën Schengen.

Zëdhënësja Hipper theksoi se kjo ndonjëherë ka ndikuar në procedurat e vizave. “Kjo nuk është një situatë specifike për Turqinë, tha ajo.

“Rritja e normave të refuzimit të vizave është tendencë e përgjithshme në të gjithë botën. Edhe normat e larta të refuzimit të vizave në Turqi ndjekin këtë tendencë në të gjithë botën. Norma e refuzimit prej 16.9 për qind në vitin 2021 në Turqi është pak më lart se mesatarja globale që është 13.4 për qind”, tha Hipper.

Ajo theksoi se norma e vizave me shumë hyrje të dhëna për qytetarët turq po rritet në mënyrë të rregullt. “Norma e cila në vitin 2014 ka qenë 58.1 për qind është rritur në 82.6 për qind në vitin 2021. Mesatarja globale e kësaj norme është 71.7 për qind në të njëjtin vit. Ky është zhvillim shumë pozitiv që zvogëlon barrën mbi aplikantët dhe konsullatat”, shtoi Hipper.

Më tej Hipper njoftoi se krahas autoriteteve turke janë në kontakt të rregullt me grupet si studentët e programit Erasmus dhe drejtuesit e kamionëve që dëshirojnë të marrin kryesisht viza Schengen me afat të shkurtër.

“Në të njëjtën kohë e ftojmë Turqinë që të tregojë më shumë përparim në çështjen e liberalizimit të vizave”, tha zyrtarja e BE-së Hipper e cila vuri në dukje se Turqia i kanë bërë propozime konkrete për ta ndihmuar në përmbushjen e kritereve që mungojnë.

Burimi: AA