Të padrejtë, e ka cilësuar deputetja demokrate vendimin e BE-së për të mos hapur kapitujt me Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit.

Në studion e Panorama TV, Jorida Tabaku tha se kurrsesi çështje bilaterale si ajo e Fredi Belerit, nuk mund të ndikojnë në procesin e integrimit.

“Nuk kemi akoma një veto. Po të kishte një veto, do të kishte probleme. Është e padrejtë që çështjet bilaterale të ndikojë në çështjen e integrimit.

 U kam kërkuar kolegëve grekë që të mos i japin justifikime qeverisë për këtë çështje.

Këto ditë në Bruskel mblidhet grupi i drejtorëve dhe shpresoj të bëhet një lëvizje që të zgjidhë ngërçin”, tha Tabaku.

Në lidhje me njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja, deputetja tha:“E përshëndeta vendimin. Ishte lajm i mirë, por i vonuar. Pashë dhe vendimin për targat. Reciprociteti është mënyra e vetme si vazhdohet në këtë proces. Ne nuk duhet ta humbin fokusin nga incidentet e vogla që ndodhin rrugëve. Dialogu, angazhimi dhe ulja në tryezë të nevojshme për njohjen e Kosovës”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re