Bashkimi Evropian ka dënuar veprimet e Kuvendit të Republikës Srpska, entitetit pro serb në Bosnje Hercegovinës lidhur me miratimin e projektligjit për gjyqësor të pavarur nga ato të Sarajevës.

Sipas BE-së projektligji është një shkelje e papranueshme e rendit kushtetues dhe atij ligjor të Bosnje-Hercegovinës.
“Nëse ky ligj miratohet, ai do të ketë pasoja të rënda për të drejtat e qytetarëve të Republika Srpska, duke thelluar pasigurinë ligjore dhe duke dëmtuar seriozisht perspektivën evropiane të Bosnje-Hercegovinës.”
Projektligji për krijimin e këshillit në Republikën Srpska, i cili u votua të enjten transferon kompetencat nga niveli shtetëror i Bosnje-Hercegovinës te entiteti i Republikës Serbe.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sanksione kundër atyre të cilët rrezikojnë unitetin e vendit dhe funksionimin e institucioneve, duke iu referuar anëtarit serb të Presidencës boshnjake, Millorad Dodik, i shpallur tashmë non grata nga Shtetet e Bashkuara.

Dodik edhe në të shkuarën ka kërcënuar që Republika Srpska të shkëputet nga Bosnja Hercegovina.

Bosnje Hercegovina përbëhet nga dy entitete, ai i Republika Srpskas dhe Federatës Myslimano-Kroate.
Vendi qeveriset sipas linjave etnike, të përcaktuara nga Marrëveshja e Dejtonit në vitin ’90 që i dha fund luftës dhe ka qeveri qendrore, e cila shpesh është jofunksionale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re