Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se po ndjekin zhvillimet pas tërmetit në Detin Egje dhe se janë të gatshëm për ndihmë.

Në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social, Michel shkroi: “Po ndjekim nga afër zhvillimet lidhur me tërmetin e fuqishëm në brigjet e Greqisë dhe Turqisë në Detin Egje”.

“Zemra jonë është me të prekurit nga tërmeti. BE-ja është e gatshme të sigurojë ndihmë”, theksoi Michel.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se një tërmet me magnitudë 6.6 ballë me epiqendër në Detin Egje goditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re