Nikos Anastasiades, presidenti qipriot ka deklaruar në Beograd se ai si vend i Bashkimit Europian do të vendosë veton e tij në Samitin e Sofjes në qershor për Kosovën.

Duke folur pas takimit me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç, Anastasiades u tha gazetarëve se Nikozia do të mbështesë hapjen e një kapitulli të ri të negociatatve të BE-së me Serbinë, por shtoi se do të ndalojë vendosjen e kushtit të Kosovës.

“Ju mund të llogarisni përkrahjen tonë të fortë për integritetin territorial të Serbisë. Republika e Qipros nuk e njeh shpalljen e njëanshme të Pavarësisë së Kosovës për sa kohë Këshilli i Sigurimit i OKB njeh Rezolutën 1244, e cila e quan të paligjshme pavarësinë”, tha presidenti i Qipros së jugut.

“Unë jam i vendosur dhe se sa kohë që dialogu është nën ombrellën e OKB-së, duhet atje të gjendet zgjdhje dhe jo në një vend tjetër. Kështu duhet të bëhet edhe për vendin tonë i cili është ende i pushtuar”, tha Anastasiades .

Ai theksoi mirënjohjen e thellë ndaj Serbisë për të mbështetur integritetin territorial dhe unitetin e Republikës së Qipros.

Vuçiç gjithashtu falënderoi Qipron për mbështetjen që i është dhënë Serbisë për çështjen e Kosovës. Nga ana e tij ai ka akuzuar Prishtinën se po luan me standarde të dyfishta dhe paralajmëroi Thaçin e Haradinajn.

“Askush nuk mund të flasë me Serbinë duke përdorur gjuhën e shantazh, ultimatumeve dhe kërcënimeve”, tha presidenti serb.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re