Marrëveshja për reformën zgjedhore mbrëmjen e kësaj të premteje është përshëndetur edhe nga ndërkombëtarët.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Xhozef Borrel thekson se Kodi i ri Zgjedhor, pas miratimit nga Parlamenti, do t’i japin Shqipërisë një proces zgjedhor me integritet, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR, kusht kryesor ky për nisjen e negociatave të pranimit.

  Edhe komisioneri për zgjerimin Oliver Varheili shprehet se ky është një hap i madh në rrugën Europiane të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA, e BE, Britanisë së Madhe dhe përfaqësues të OSBE patën një rol kyc në negociatat mes palëve gjatë ditëve të fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re