Produktet plastike të përdorshme do të ndalohen në Bashkimin Evropian, duke gjykuar nga planet që janë miratuar kryesisht nga Europol.

Sipas një drafti të planifikuar për t’u miratuar nga PE, produkte të cilat përbëjnë më shumë se 70 për qind të mbetjeve në det, do të ndalohen në tregun e BE-së që nga viti 2021.

Në listën e plastikës që do të ndalohet në tregun e BE-së, përfshihen produkte nga plastika oxo-biodegraduese, të tilla si çanta ose paketime ushqimit prej polistiren.

Në të njëjtën kohë, në vendet anëtare të BE-së, konsumi i disa produkteve për të cilat ende nuk ka alternativë “jeshile” do të reduktohet nga të paktën 25 për qind deri në vitin 2025.

Ndër këto produkte janë kuti për sanduiçe dhe paleta për fruta, ëmbëlsira dhe akullore për përdorim të gjerë.

Sipas PE, vendet anëtare të BE do të miratojnë plane kombëtare për të inkurajuar përdorimin e produkteve të ripërdorshme, si dhe ato që mund të riciklohen.

Produkte të tjera plastike, të tilla si shishet e pijeve, do të mblidhen veçmas dhe do të riciklohen me një normë prej 90 përqind deri në vitin 2025.

Qëllimi është zvogëlimi i ndotjes nga plastika me 50 përqind deri në vitin 2025 dhe 80 përqind deri në vitin 2030.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re