Komisioni Evropian propozoi zgjatjen e një rregulloreje që shfuqizon roaming për dhjetë vitet e ardhshme.

Rregullorja aktuale, e cila shfuqizoi tarifat e roamingut brenda BE-së dhe Zonës Ekonomike Evropiane, skadon në 2022 dhe tani është propozuar që të zgjatet deri në 2032.

Për më tepër, rregullorja e re do t’u sigurojë konsumatorëve të drejtën për cilësinë dhe shpejtësinë e lidhjes së rrjetit të tyre celular jashtë vendit si brenda, ku janë në dispozicion rrjete ekuivalente.

Rregullat e reja gjithashtu do të sigurojnë qasje efektive në shërbimet e urgjencës.

Sipas një sondazhi të Eurobarometer, 33 përqind e njerëzve që udhëtuan në BE u ankuan për shpejtësinë e zvogëluar të internetit celular kur ishin jashtë vendit, krahasuar me shpejtësinë që kanë në shtëpi.

Sipas propozimit të ri, kjo nuk duhet të ndodhë më.

Kjo do të thotë që nëse përdoruesit kanë rrjete 4G, dhe gjithnjë e më shumë 5G si pjesë e pajtimit, ata nuk duhet të kenë shpejtësi më të ulët të rrjetit roaming, kudo që ato rrjete janë të disponueshme.

Komisioni vendosi për rregulloren e re sepse beson se kushtet për tregun për ta rregulluar atë nuk janë maturuar ende.

Tarifat për roaming u shfuqizuan më 15 korrik 2017. Përdorimi i të dhënave të roamingut u rrit 17 herë në verën e vitit 2019 krahasuar me verën e vitit para heqjes së roamingut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re