Fjalimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku e cilësoi Sllobodan Millosheviçin e cilësoi si “udhëheqës të madh, me qëllimet më të mira”, ka sjellë dhe reagimin e Bashkimit Evropian.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç e ngarkuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, është shprehur se nuk guxon të lihet hapësirë për dykuptimësi apo lavdërim të atyre që kanë mbështetur politikën e Millosheviçit dhe veprimet e tij.
“Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare në këtë drejtim janë shumë të qarta”.
Ndër të tjera në fjalën e saj ajo theksoi se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe për këtë arsye “do të duhet të jenë në përputhje me parimet e BE-së, përfshirë pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”.
