Skip to content

BE reagon ndaj vendimit të Kosovës për të hapur ambasadë në Kuds

Bashkimi Evropian (BE), ka reaguar ndaj vendimit të Kosovës për të hapur ambasadë në Kuds, duke kërkuar nga Kosova që të përmbushë angazhimet e saj për integrimin në BE.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, në konferencën ditore për media, shprehu keqardhjen e tyre ndaj vendimit të Kosovës për të hapur ambasadë në Kuds. “Ky vendim e tërheq Kosovën në një kah tjetër nga ai i BE-së në lidhje me Kudsin”, tha ai.

Ai duke rikujtuar se ambasadat e vendeve të BE-së në Izrael gjenden në Tel Aviv, deklaroi se “BE-ja një kohë të gjatë është duke mbrojtur idenë se statusi i Kudsit duhet të gjendet përmes negociatave të drejtëpërdrejta mes Izraelit dhe Palestinës”.

Stano theksoi se në çështjen Izrael-Palestinë janë nga zgjidhja me dy shtete, duke theksuar se me zgjidhjen që do të gjendet ata e përvetësojnë idenë që Kudsi të jetë kryeqyteti i ardhshëm i të dyja vendeve.

“Për këtë shkak, vendimi i Kosovës është për të ardhur keq. Kosova integrimin me BE-në e ka përcaktuar si një prioritet strategjik dhe pritet që të veprojë me respekt ndaj angazhimeve të saj”, u shpreh Stano.

Ndryshe, më 4 shtator të vitit 2020 Kosova në Shtëpinë e Bardhë në Washington të SHBA-së nënshkroi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë. Përpos kësaj kryeministri tani në detyrë, Avdullah Hoti, kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ku kryeministri izraelit shprehu gatishmërinë e Izraelit për ta njohur Kosovën.

Gjithashtu në bisedën Hoti-Netanyahu, kryeministrat ishin dakorduar që menjëherë të vendosen marrëdhënie diplomatike mes dyja vendeve.

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe homologu i saj izraelit, Gabriel Ashkenazi më 1 shkurt nënshkruan formalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve. Ndërkohë Izraeli kishte pranuar kërkesën e Kosovës për të hapur ambasadë në Kuds.

Në mesin e vendeve të BE-së që nuk njohin pavarësinë e Kosovës janë, Greqia, Rumania, Administrata e Qipros Greke, Sllovakia dhe Spanja.