Pas SHBA-së edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë ta ndalë menjëherë vendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat.
JOSEP BORRELL
PERFAQESUESI I LARTE I BE-se
“Grumbullimi ushtarak i Serbisë në afërsi të linjës administrative kufitare është shumë shqetësues. Kjo duhet të ndalet menjëherë. Nuk ka vend për grumbullim të ushtrisë dhe forcave të sigurisë në kontinentin e Evropës. Forcat duhet të tërhiqen“.
Borell tha se pret që përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit të ndëshkohen dhe dy vendet t’i kthehen dialogut.
JOSEP BORRELL PERFAQESUESI I LARTE I BE-se
“Duhet të kthehemi prapa në situatën në të cilën palët bisedojnë dhe të kthehemi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja i cili është e vetmja platformë për normalizimin e raporteve“
Më herët Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mirëpriti deklaratën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës qe i kërkuan Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën.Osmani tha se Uashingtoni gjithmonë qëndron pranë Kosovës dhe popullit të saj.
VJOSA OSMANI PRESIDENTE E KOSOVES
“Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Joe Bidenit kundër planeve të Serbisë .SHBA po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet, për të shmangur destabilizimin e Kosovës dhe për të ndaluar planet që synojnë të minojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm Anthony Blinken, deklaroi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale se zhvilloi një bisedë telefonike edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Blinken dhe Vuçiç diskutuan për marrjen e masave të menjëhershme për të ulur tensionet në veri të Kosovës.