Ndërsa Beogradi zyrtar me ngulm kërkon që të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe siç duket kërkesa e tyre nuk do realizohet shpejt. Kjo pasi që zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç ka deklaruar se themelimi i Asociacionit merr kohë.

“Kosova ka formuar një ekipit për të hartuar statutin e Asociacionit. Kjo punë është në proces dhe do të marrë kohë. BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm më të dyja palët në drejtim të të gjitha hapave të nevojshëm për zbatimin e Asociacionit por edhe të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog”, ka thënë Kocijançiç për “Tanjug”.

Ajo ka shtuar se presin rezultate dhe nuk duan të merren me spekulime.

Zyrtarë të Prishtinës kanë deklaruar se deri më 4 gusht përfundon drafti i statutit për Asociacionin, derisa Bashkimi Evropian pret që të gjitha marrëveshjet e arritura brenda kornizës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të zbatohen pa vonesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re