Bashkimi Evropian ka lëvizur datën e tij të synuar për vaksinimin kundër COVID-19 me tre muaj, njoftoi të mërkurën Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Qëllimi i bllokut tani është të vaksinojë 70 përqind të popullsisë së rritur deri në fund të verës në vend të fillimit,” tha Ursula von der Leyen në Parlamentin Evropian.

Ajo pranoi se BE ishte “vonë në miratimin e vaksinave” dhe ishte “shumë optimiste për prodhimin në masë dhe shpërndarjen në kohë”.

Duke komentuar mosmarrëveshjet me prodhuesit e vaksinave rreth vonesave në dërgesa, Von der Leyen tha se BE “nënvlerësoi vështirësitë në prodhim” sepse “nuk është e mundur të vendoset prodhimi masiv brenda natës”.

Ajo theksoi se “ne nuk kemi ndërmend të kufizojmë kompanitë që respektojnë kontratat e prodhuesve të vaksinave me BE” dhe u kujtoi prodhuesve që blloku evropian këmbëngul nga ana e tij.

“Beteja kundër virusit është një maratonë, jo një vrapim i shpejtë,” përfundoi Von der Leyen.

Bashkimi Evropian, me një popullsi prej 450 milion banorësh, ka nënshkruar marrëveshje blerjeje me gjashtë kompani: Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, CureVac, Johnson & Johnson dhe Sanofi / GlaxoSmithKline – për rreth 2.3 miliardë doza vaksinash.

Në janar, AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech u kritikuan për njoftimin e vonesave në shpërndarjen e vaksinave dhe zyrtarët e lartë të BE pretenduan se blloku kishte dhënë një kontribut financiar në kërkimin e tyre mbi përparësinë e aksesit në vaksina.

Si rezultat, Komisioni Evropian ka prezantuar një mekanizëm transparence dhe aprovimi për vaksinat COVID-19 të prodhuara në vendet e BE.

Sipas rregullave të reja, përpara miratimit të eksportit të vaksinave kundër COVID-19, vendet anëtare duhet të informojnë Komisionin Evropian nëse kompania ka përfunduar shpërndarjen në kohë brenda bllokut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re