Skip to content

BE shpreh dëshiren per zgjerim / Kos: Nje union më i madh do jetë me i fortë

gohajiqxcaij8n scaled e1746602617142 501a0b2c


 

Për Komisioneren e BE-së, Marta Kos, fjalimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për gjendjen e Unionit rikonfirmoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për të avancuar drejt një Unioni Evropian më të zgjeruar.

Në një reagim pas fjalimit, Kos theksoi se një Bashkim Evropian me më shumë anëtarë do të ishte edhe më i fuqishëm.

“Po i afrohemi gjithnjë e më shumë një Bashkimi të zgjeruar Evropian  Presidentja von der Leyen njoftoi në fjalimin e saj për Gjendjen e Unionit se së shpejti do të propozojmë udhërrëfyes për vendet më të avancuara kandidate .

Këta udhërrëfyes do të përcaktojnë një listë të qartë prioritetesh, me afate dhe objektiva konkrete, për t’i ndihmuar kandidatët më të avancuar të përfundojnë reformat e nevojshme.

Kjo qartësi do të na ndihmojë të përgatitemi për të shfrytëzuar ritmin e ri të zgjerimit dhe për të forcuar Bashkimin tonë”, shkruan Kos në X.