Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar sërish për marrëveshjen në Uashington.

Ai shprehet se arritja e marrëveshjes është një hap i madh për Kosovën.

Gjithashtu Haradinaj ka vlerësuar edhe njohjen e Kosovës nga Izraeli, duke shtuar se është një konfirmim për paqe dhe stabilitetit.

Nga ana tjetër ai thekson se edhe BE duhet të tregojë të njëjtin përkushtim dhe seriozitet për të lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj.

POSTIMI:

Qytetarë të dashur,

Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington. Me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon.

Tani pritjet tona janë që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njeh Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran.

Vetëm të bashkuar, me besim e mirëkuptim, mund t’ia dalim.

I juaji, Ramush Haradinaj

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re