Bashkimi Evropian (BE) tha se Algjeria me sa duket po shkel Marrëveshjen e Asociimit BE-Algjeri duke bllokuar tregtinë dhe duke ndaluar transaksionet financiare me Spanjën.

“Politika tregtare është një kompetencë ekskluzive e BE-së dhe BE-ja është e gatshme të qëndrojë kundër çdo lloj mase shtrënguese të aplikuar kundër një shteti anëtar të BE-së”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrel dhe komisioneri i tregtisë, Valdis Dombrovskis.

“Megjithatë, BE-ja vazhdon të favorizojë fillimisht dialogun për të zgjidhur polemikat”, thuhet në deklaratë.

Dje, Algjeria filloi të ngrijë të gjitha operacionet financiare në lidhje me tregtinë me Spanjën, duke ndaluar në thelb të gjithë shkëmbimin tregtar midis kombeve, me përjashtim të gazit natyror.

Algjeria e bëri këtë veprim në përgjigje të qëndrimit të Spanjës për pavarësinë e Saharasë Perëndimore.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re