Skip to content

BE, tjetër porosi milionëshe nga Pfzier për vaksina

Bashkimi Evropian ka rënë dakord me Pfizer dhe BioNTech për të blerë një shtesë prej 300 milion dozash të vaksinës COVID-19, duke dyfishuar sasinë e dozave të porositura nga këta prodhues, tha të premten Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Sot, Komisioni Evropian u propozoi anëtarëve të BE blerjen e 200 milion dozave shtesë të vaksinës nga prodhuesit Pfizer dhe BioNTech, me mundësinë e blerjes së 100 milion dozave të tjera,” tha shefja e KE në një deklaratë.

Ajo shton se kjo “do t’i mundësojë BE-së të blejë deri në 600 milion doza të kësaj vaksine, e cila po injektohet tashmë në të gjithë BE-në,” raporton Reuters.

Von der Leyen tha se 75 milion doza shtesë do të shpërndahen në tremujorin e dytë të këtij viti.