Kryeministri Edi Rama  në konferencën e përbashkët për mediat me presidentin francez Emanuel Macron foli edhe për procesin e integrimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Rama tha se duhet të vijojnë procedurat për zgjerimin e Unionit dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë detyrat.

 

“T’u japim vendeve të Ballkanit Perëndimor, mundësinë e Bashkimit me Europën. Procesi i integrimit në këndvështrimin tij duhet të vazhdojë në meritën e çdo vendi, por nuk duhet lënë që të bëhet një arsye për ankth dhe pasiguri në raport me vendet tona. Zgjerimi i Bashkimit Europian nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës. Presidenti do të ndërtojë dy binarë të një treni, vendet do bëjnë detyrat e shtëpisë dhe BE-ja duhet të reformohet sëbrendshmi”, tha më tej Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re