Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord më 6 qershor për të ulur kompensimin për pasagjerët për vonesat e fluturimeve, pasi linjat ajrore u ankuan për barrë të rënda financiare.

Marrëveshja e shteteve anëtare të BE-së do të diskutohet në Parlamentin Evropian dhe mund t’i nënshtrohet ndryshimeve të mëtejshme para miratimit të mundshëm.

Pasagjerët aktualisht mund të kërkojnë deri në 600 euro për vonesa më shumë se tre orë, sipas një rregulli që u miratua më shumë se 20 vjet më parë.

Linjat ajrore ankohen rregullisht për barrën e tepërt financiare, të cilën Komisioni Evropian e ka vlerësuar në 8.1 miliardë euro në vit.

Për fluturimet deri në 3,500 kilometra, si dhe për të gjitha fluturimet brenda Evropës, pasagjerët do të kishin të drejtë për kompensim prej 300 eurosh për vonesa prej katër orësh ose më shumë.

Për udhëtime më të gjata, pasagjerët do të merrnin 500 euro për vonesa prej gjashtë orësh ose më shumë, shkruan Radio Evropa e Lirë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko