BE vendos sot për hapjen e kufijve me vendet jo- anëtare teksa konsultimet vijojnë ende.
Të premten u ra dakord për 14 vendet të cilat do të hapin kufijtë, mes të cilave ishin Serbia dhe Mali i Zi, por jo Shqipëria.
Burime nga BE për Euractiv, thanë se ka shumë paqartësi për vendimin, por Presidenca shpreson që sot të merret një vendim duke u hedhur në votë.
Kriteri që ndan vendet europiane nga dakordësimi, është shifra 16 e cila tregon rastet e reja për 100 mijë banorë.
Vendet që kanë nën këtë shifër infektimi do të kenë të hapura kufijtë, kurse mbi këtë BE nuk do të lejojë hapjen e kufijve.
Sipas këtij kriteri, SHBA-së nuk do ti hapen kufijtë e BE-së, kurse me Kinën po.
Disa vende anëtare të unionit janë kundër hapjes së kufijve me Kinën, aty nga ku filloi pandemia dhe të lihet jashtë SHBA.