Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha mbërriti ditën e sotme me të atin në fshatin Bubq, për t’i ardhur personalisht në ndihmë të prekurve nga tërmeti
“Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për atë që po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja.
Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë
nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha
të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.
E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë
donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja
ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të
kuptoja çfarë po ndodh.
Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam
përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e
rëndësishme për brezat e rinj.
Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë. “
Këngëtarja gjatë gjithë kohës ka treguar mbështetjen e saj për të
prekur nga tërmeti dhe ka premtuar se do ndihmojë familjet e prekura.
Ajo udhëtoi nga SHBA në Bubq për të monitoruar nga afër situatën.
Ndërsa në Instagram shkroi: “Përshëndetje. Më në fund mbërrita në
Shqipëri. Po shkoj në fshatin Bubq. Do shohim si janë gjërat dhe do ju
mbaj të përditësuar.”
