TIRANË– Ardhja në jetë e djalët të kryeministrit britanik Boris Johnson është pritur me një hare të madhe edhe në rrjetet sociale. Teksa Johnson dhe partnerja e tij Carrie Symonds, shijojnë momentet me djalin e tyre të parë, të cilit ende s’i dihet emri, ‘rrjeti’ ka shfrenuar imagjinatën.

Shumë bebe me flokë të rritura e të verdha në rrjetet sociale ‘kërkojnë’ të atin. Një tjetër meme është kur një burrë pyet disa vajza: Babai i kujt quhet Boris të ngrejë dorën! Dhe për çudi, vajzat e ngrenë dorën të gjitha.

Nga ana tjetër, mediat ndërkombëtare, janë në dyshimet edhe për numrin e fëmijëve të kryeministrit britanik. I sati fëmijë i Johnson është ky që erdhi sot në jetë? S’e di askush, dhe kjo për shkak të karrierës së gjatë që Boris ka patur me femrat dhe marrëdhënieve jashtëmartesore.

Daily mail” shkruante se askush nuk e di me saktësi se sa fëmijë ka në të vërtetë Johnson, por që janë të bindur se ka të paktën pesë, sigurisht me gra të ndryshme, tashmë u bënë katër.

Johnson ka katër fëmijë me Ëheeler, Lara Lettice, 26 vjeç, Milo Arthur, 24 vjeç, Cassia Peaches, 22 vjeç dhe Theodore Apollo, 20 vjeç. E njëjta medie shkruan se ai gjithashtu ka një fëmijë të pestë, Stephanie Macintyre, me konsulenten e artit Helen Macintyre. Vajza e zonjës Macintyre dyshohet se është një nga dy fëmijët që ai i lindi si rezultat i një afere që pati me konsulenten e artit.

Për herë të parë Johnson u martua Allegra Mostyn-Oëen, të cilën e njohu kur ishin studentë në Oksford dhe u celebruan në 1987. Por vetëm gjashtë vite më vonë, në 1993 dyshja firmosën divorcin. Në të njëjtin vit Boris Johnson u martua me zonjën Ëheeler më vonë atë vit dhe vetëm pesë javë pas ditës së tyre të martesës, lindi vajza e madhe, Lara. Kjo e fundit është njohur si rebele ndaj të atit, të cilin pas ndarjes nga e ëma e ka quajtur një ‘egoist b***’.

Në vitin 2004 u raportua se Johnson kishte një lidhje me gazetaren Petronella Ëyatt e cila kishte mbetur shtatzënë me të dhe kishte abortuar Në vitin 2006 Neës of the Ëorld raportoi se z. Johnson kishte pasur një lidhje me gazetaren Anna Fazackerley.
Në vitin 2018, një skandal tjetër goditi zotin Johnson kur dolën në dritë lajmet për lidhjen e tij me ish shefen e komunikimit të Partisë Konservatore, Znj. Carrie Symonds. Tashmë historia e Johnson është ndalur tek Symond, por numri i fëmijëve të tij nuk dihet ende, janë 6 apo7…?

(F.M/Dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko