Një foshnjë nga Essex, Angli, që vuante nga atrofia muskulare kurrizore, mori ilaçin më të shtrenjtë në botë në gusht. Bëhet fjalë për një ilaç të quajtur Zolgensma, i cili kushton 1.79 milionë paund për terapinë, shkruan BBC.

Ilaçi mbërriti në treg si ilaçi më i shtrenjtë në botë në vitin 2019. Ai fillimisht u miratua vetëm në Amerikë.

Eduardi është 1 vjeç dhe siç ka treguar nëna e tij për BBC-në, qëkur i wshtw dhënë ky ilaç, i është dhënë edhe mundësia për një jetë të re.

“Ai mund të rrokulliset, të ulet vetë, ai hodhi hapat e tij të parë me ndihmën tonë. Ne jemi shumë krenarë për të. Ai po ecën jashtëzakonisht mirë, shumë më tepër nga sa prisnim. Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur”, tha nëna e tij.

“Gjithçka që kam dashur ndonjëherë për të ishte të ishte në gjendje të rrinte ulur, dhe kur e bëri, e dija se do të kishte një jetë të mrekullueshme”, shtoi ajo.

“Ne e mësuam të ecte për disa javë dhe më në fund arriti të lëvizë këmbët vetë. Kur e bëri për herë të parë, më dolën lot. Ishte një moment i mahnitshëm”, tha nëna e tij.

“Ky ilacc i dha Eduardit një jetë të re,” tha ajo nw instagram.

Eduardi, i cili u diagnostikua me sëmundjen në moshën dy muajshe, mori Spinraza derisa mori Zolgensme.

Meqenëse ky është një ilaç i ri, rezultatet afatgjata nuk dihen.

“Kjo kohë e vitit të kaluar ishte e tmerrshme,” tha ajo, “sepse ai u diagnostikua me sëmundjen atëherë dhe nuk e dinim nëse ai do të mbijetonte. Por tani mund të presim me padurim vitin e ri. Mendova se koha e tij me ne ishte e numëruar, por tani nuk mendoj më kështu”, shtoi nëna e tij. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re